Nën brohoritjet “UÇK, UÇK”, Hashim Thaçi niset drejt Hagës

Para 1 vit

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përfunduar vizitën dyditore në Kosovë. Gjykata Speciale kishte lejuar vizitën e Thaçit pesë ditë pasi vdekjes së babait të tij.

Thaçi të premten arriti në Kosovë, ku ndalesën e parë e bëri te varri i babait të tij, i cili vdiq javën e kaluar, transmeton Telegrafi.

Nën masa të rrepta sigurie, Thaçi vendosi pranë varrit edhe kurorën me lule ku mbishkrim kishte vendosur “Te varri yt erdha i fundit babë. Para meje erdhën mijëra qytetarë. Së shpejti, dorë me dorë, do t’i falënderoj të gjithë. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”.

Pastaj, Thaçi shkoi te familjarët ku qëndroi për disa orë. Më pas, Thaçi natën e kaloi te zyret e EULEX-it në Fushë Kosovë, ku sot takoi bashkëshorten dhe vëllezërit e tij.