Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 10 dhjetorin për fillimin e procesit gjyqësor ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, lidhur me rastin e rezervave shtetërore.
Prokuroria Speciale ka konfirmuar se ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, është thirrur për t’u intervistuar si dëshmitar në kuadër të hetimeve.
Seanca pritet të fillojë në orën 09:30.
