Në një atmosferë të mbushur me respekt dhe kujtime, familja historike Jashari u mblodh sërish për iftar gjatë këtij muaji të shenjtë të Ramazanit. Mixha Rifat, së bashku me nipërit, dajallarët, miqtë dhe familjarët, ndanë këtë moment të veçantë, duke ruajtur traditën dhe vlerat që i kanë bashkuar gjithmonë.
“Ashtu siç ishim bashkë çdo ditë në kullën e babës Shaban, edhe sot jemi të bashkuar, duke e kujtuar me krenari të kaluarën tonë heroike,” u shprehën Bekim Jashari …
Me respekt dhe nderim për të gjithë shqiptarët anembanë botës, kjo mbledhje familjare rikujton sakrificën dhe lavdinë e atyre që dhanë gjithçka për lirinë dhe dinjitetin kombëtar. 🇦🇱
Postimini plotë i Bekim Jasharit
Te fala nga mixha Rifat me nipa, dajë, miq e familjarë, bashkë në iftar në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, ashtu siç ishim bashkë çdo ditë në kullen e babes Shaban.
Respekt e nderim për të gjithë shqiptarët anë kënd botës, të lirë e krenarë me të kaluarën tonë heroike.🇦🇱
