Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy do të fillojë vuajtjen e dënimit me burg më 21 tetor, në burgun La Santé në Paris, raportoi prestigjiozja Le Monde.
Sarkozy, i cili ka qenë president i Francës nga 2007 deri më 2012, u dënua muajin e kaluar me pesë vjet burg, përfshirë dy vjet me kusht, pas akuzave për konspiracion kriminal, duke pretenduar se kishte marrë fonde të paligjshme nga diktatori libian Muammar Gaddafi për fushatën presidenciale të vitit 2007.
Ai bëhet udhëheqësi i parë francez i pasluftës që do të vuajë një dënim në burg, si dhe ish-kreu i parë i një vendi të BE-së që përfundon pas hekurave.
Për shkak të profilit të tij të lartë, autoritetet franceze pritet të marrin masa shtesë sigurie, përfshirë mundësinë që Sarkozy të mbahet në izolim ose në një njësi të veçantë për të burgosurit e cenueshëm.
