Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar nga një muaj paraburgim tre zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, të arrestuar për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës. Vendimi u konfirmua nga zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi. Arrestimi u bë pas një aksioni të Prokurorisë, ku njëri prej zyrtarëve u kap në flagrancë pas masave të fshehta hetimore.
