Njësia A3 e Termocentralit “Kosova A” rikthehet në funksion pas ndaljes së papritur

Para 1 vit

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur se njësia A3 e Termocentralit “Kosova A” është rikthyer në funksion sot rreth orës 08:00, pas një ndaljeje të paplanifikuar që ndodhi dje.

Në njoftimin për media thuhet se njësia është duke operuar në mënyrë të rregullt dhe stabile, falë reagimit të menjëhershëm dhe angazhimit profesional të stafit, të cilët punuan pa ndërprerje gjatë gjithë natës.

“Procesi i startimit filloi në orët e para të mëngjesit dhe sinkronizimi me rrjetin është realizuar rreth orës 08:00,” theksohet në komunikatë.

KEK ka siguruar se do të vazhdojë me transparencë të plotë për çdo zhvillim që ndikon në operimin e njësive dhe furnizimin me energji.