Zyrtarët e Njësisë Speciale Operative (NjSO) janë parë duke monitoruar nga afër punimet në ndërtimin e dy urave të reja pranë Urës së Ibrit, që synojnë të lidhin Mitrovicën e Veriut me atë të Jugut.
Sipas pamjeve të publikuara nga “Jepi Zë”, njësitet speciale janë të armatosur rëndë dhe po qëndrojnë në vendin e punimeve, ku tashmë ka nisur edhe procesi i asfaltimit të urave.
