Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar Michael Roth me Medaljen Presidenciale të Meritave, si shenjë mirënjohjeje nga populli i Kosovës për mbështetjen e tij të palëkundur ndaj vendit.
Në një ceremoni të mbajtur në Berlin, Presidentja Osmani vlerësoi kontributin e Roth-it në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe mbështetjen e tij për aspiratat evropiane të Kosovës.
Michael Roth, i cili aktualisht është kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman dhe ish-ministër, ka një angazhim politik prej 27 vitesh, gjatë të cilave ka mbështetur vazhdimisht Kosovën dhe zhvillimin e saj.
Në fund, Presidentja Osmani shprehu falënderimet e saj për përkushtimin e palodhur të Roth-it në afrimin e dy vendeve dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral.
