Osmani diskuton me Prattipatin zhvillimet politike në Kosovë

Para 7 muaj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar të ngarkuarën me punë të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend dhe rëndësinë e përmbylljes së proceseve kushtetuese në përputhje me Kushtetutën. Osmani theksoi se partneriteti me SHBA-në mbetet jetik dhe i pazëvendësueshëm për Kosovën.