Osmani: Do të punojmë me partnerët deri në heqjen e plotë të masave të BE-së

Para 10 muaj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në Bruksel me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas, të cilën e ka falënderuar për mbështetjen ndaj integrimit evropian të Kosovës. Ajo ka theksuar se, pas heqjes së pjesshme të masave nga BE-ja, është e domosdoshme heqja e plotë e tyre, pasi sipas saj Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara. Osmani ka deklaruar se Kosova do të vazhdojë të punojë me të gjithë partnerët ndërkombëtarë deri në heqjen e plotë të masave.