Bashkimi Evropian ka vendosur t’i heqë shumicën e masave ndaj Kosovës, por jo në tërësi. Heqja e pjesshme e masave u bë pas përmbushjes së njërit prej kushteve kryesore, dorëzimit paqësor të pushtetit në katër komunat veriore.
Megjithatë, pas njoftimit zyrtar të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, ministri në detyrë i Financave Hekuran Murati dhe zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, deklaruan se Kosova tashmë është pa masa, pa sqaruar se bëhet fjalë vetëm për heqje të pjesshme.
Platforma për verifikim të fakteve Hibrid.info ka konstatuar se këto deklarata janë të pasakta, duke theksuar se BE ka hequr rreth 50 për qind të masave ndëshkuese, ndërsa pjesa tjetër mbetet ende në fuqi.
