Osmani: Mbretëria e Bashkuar pranon propozimin për bashkëpunim strategjik në mbrojtje dhe ekonomi

Para 1 vit

Presidentja e Kosovës priti sekretarin e Jashtëm britanik, David Lammy: Diskutuan për çështjet e sigurisë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar”

E para e vendit tha se përkushtimi i Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës ka qenë përherë i jashtëzakonshëm duke filluar nga shtet-ndërtimi e deri te institucionet e vendit.

“Kjo vizitë është një dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera dhe të qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar një aleancë e cila është e ndërtuar në vlerat e përbashkëta të demokracisë, të lirisë dhe të paqes. Përkushtimi i Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës ka qenë i jashtëzakonshëm, por edhe pa i ndërprerë gjatë të gjitha fazave të shtet-ndërtimit tonë nga mbështetja e vendit tonë me çlirimin pastaj me shpalljen e pavarësisë sonë e deri tek forcimi i institucioneve tona demokratike”, ka deklaruar Osmani.

Osmani në këtë takim ka bërë propozimin për lidhjen e marrëveshjet për thellimin strategjik në fushën e mbrojtjes dhe ekonomisë ndërmjet të dyja vendeve.

“Kam kënaqësinë ta përmendi  se kam bërë propozimin për lidhjen e marrëveshjes për thellimin strategjik të bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar që në veçanti do të mbulojë fushën e mbrojtjes dhe fushën e ekonomisë. Në këtë frymë e mirëpresim Ministrinë e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar edhe sa i përket eksportit të armëve në Kosovë. Ky hap do të kontribuon jo vetëm forcimin e sigurisë sonë por edhe në avancimin në Industrinë e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe”, ka thënë presidentja.

Ndryshe, presidentja tha se Kosova mbetet një palë konstruktive e përkushtuar për paqe dhe stabilitet me Serbinë.

Ajo ka kërkuar nga Serbia që të ketë llogaridhënie dhe vënie të autorëve para përgjegjësisë për sulmet e vazhdueshme ndaj Kosovës.

“Kosova mbetet një palë konstruktive e përkushtuar për paqe dhe stabilitet, pavarësisht se vazhdimisht përballemi me obstruksione dhe provokime nga ana e Serbisë përfshirë edhe sulmet e një pas njëshme që kanë filluar vite më herët e po vazhdojnë edhe tani është e domosdoshme që të ketë llogaridhënie dhe vënie të autorëve para përgjegjësisë nga ana e Serbisë, tha ajo ndër të tjera.