Osmani në Berlin: Kosova sjell energji dhe vlera demokratike në Evropë

Para 11 muaj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalën e saj në Berlin Global Dialogue, theksoi se Kosova është një partner strategjik i Bashkimit Evropian, që kontribuon në mbrojtjen e vlerave demokratike. Ajo kërkoi që integrimi i Ballkanit Perëndimor të bazohet në meritë, duke e quajtur këtë një “zgjedhje strategjike për Evropën”.

Osmani nënvizoi se Kosova sjell inovacion, energji dhe talent të rinj, si dhe qëndron përkrah Ukrainës, duke zbatuar sanksione ndaj Rusisë dhe marrë pjesë në misionet e NATO-s. Ajo shtoi se për Kosovën “vlerat nuk janë luks, por pasuri strategjike” dhe theksoi përkushtimin e vendit ndaj demokracisë, barazisë gjinore dhe paqes globale.