Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin William Walker, në prag të përvjetorit të Masakrës së Reçakut. Ajo e vlerësoi Walkerin si njeriun që, në momentet më të errëta për Kosovën, tha dhe mbrojti të vërtetën, duke e quajtur “zërin që e ktheu dhimbjen tonë në thirrje për drejtësi”. Osmani theksoi se mirënjohja ndaj tij është e përjetshme dhe se e vërteta e Reçakut nuk duhet të harrohet kurrë.
