Pas zhvarrosjes së trupit, autopsia konstaton: U var, nuk vdiq nga sulmi

Para 11 muaj

Vllaznim Basha nuk po bindet assesi që dhëndri i tij vdiq nga dështimi i zemrës, i njohur si infarkt.

I bindur se Hysen Haxhimustafa, babai i nipërve të tij, u nxit në vetëvrasje, Basha ka vendosur të bëjë publike historinë tragjike të humbjes së dhëndrit.

Madje rrëfimi i tij nuk kursen as të bijën e tij të vetme, Diellzën, e cila mbeti e ve katër vjet më parë.

Ekskluzivisht për Kiks Kosovën, ai ka shpalosur të gjitha faktet që lidhen me mbulimin dhe fshehjen e këtij rasti, të kamufluar si vdekje natyrale më 1 qershor 2021.

Basha thotë se këtu kanë gisht jo vetëm familja e dhëndrit, por edhe e bija e tij, për të cilën mendon se po fsheh diçka, e cila e kishte njoftuar të atin se burri kishte vdekur në gjumë në shtëpinë e tyre në qytetin e Rahovecit.

Por krejt ndryshe po del të jetë e vërteta. Vjehrri i të ndjerit kishte dyshimet e veta që në ditën kur mori lajmin, pasi ishte personi i fundit jashtë shtëpisë që e kishte parë të gjallë.

Dyshimet i forcohen me faktin se një natë para vdekjes, Hyseni kishte shkuar në shtëpinë e tij i shqetësuar. Atë mëngjes të 31 majit 2021, ai nisi t’i tregonte diçka vjehrrit, por ndërhyri bashkëshortja, vajza e Vllaznimit në këtë rast, duke ia ndaluar të fliste.

Vllaznimi e fton Hysenin të bashkohet me të në një drekë në qytetin e Gjakovës, për të kuptuar se çfarë realisht po e shqetësonte dhëndrin.

Edhe pse kishte e këshilluar dhëndrin se problemet familjare janë prezente në çdo shoqëri, Vllaznimi atë natë ndjente se diçka e keqe do të ndodhte.

Të nesërmen, ai u kontaktua nga e bija e tij, e cila i tha se Hyseni kishte vdekur nga një sulm në zemër.klan kosova