Një incident serioz ka ndodhur më 17 korrik 2025 në SHBA, kur një aeroplan që po fluturonte nga Omaha drejt Detroitit është detyruar të bëjë ulje emergjente në Cedar Rapids, Ajova. Shkak për devijimin e fluturimit 3612 të Delta Connection, i operuar nga SkyWest Airlines, u bë një pasagjer shqiptar – Mario Nikprelaj, 23 vjeç – i cili tentoi të hapte derën emergjente gjatë fluturimit.
Sipas CNN, Nikprelaj u konfliktua fillimisht me një asistente fluturimi dhe më pas u përpoq të hapte derën, duke rrezikuar sigurinë e të gjithë pasagjerëve në bord. Policia e Cedar Rapids njoftoi se aeroplani u ul në orën 18:13 dhe pasagjeri u arrestua menjëherë.
Ai është dërguar në Qendrën Korrektuese të Qarkut Linn dhe është akuzuar për:
- Sjellje të çrregullt
- Sulm
- Ngacmim të shkallës së parë
Autoritetet amerikane kanë paralajmëruar se ndaj tij mund të ngrihen edhe akuza të tjera pas hetimeve të mëtejshme.
Rasti ka shkaktuar shqetësim për sigurinë në fluturime dhe për mundësinë e ashpërsimit të masave për udhëtarët problematikë.
