**PDK-ja shënon 27-vjetorin e themelimit, nga Hashim Thaçi te Bedri Hamza**

Para 5 ditë

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) shënon sot 27 vjet nga themelimi, më 10 tetor 1999, kur u krijua nga udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Fillimisht, partia u themelua me emrin Partia për Progres Demokratik e Kosovës, ndërsa më vonë mori emrin Partia Demokratike e Kosovës.

PDK-ja hyri në qeverisjen e Kosovës pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2001. Më 4 mars 2002, Bajram Rexhepi u zgjodh kryeministër, duke u bërë kryeministri i parë i pasluftës.

Hashim Thaçi ishte kryetar i PDK-së nga themelimi deri në vitin 2016, kur drejtimin e partisë e mori Kadri Veseli. Pas tij, partinë e drejtuan Enver Hoxhaj dhe Memli Krasniqi.

Aktualisht, PDK-ja udhëhiqet nga Bedri Hamza, i cili u zgjodh kryetar më 17 nëntor 2025, pas dorëheqjes së Memli Krasniqit.