Përcaktohet data e varrimit për Elzina dhe Elon Morinën në Montreal

Para 1 vit

Montreal, Kanada — Një ngjarje tragjike ka goditur komunitetin shqiptar në Montreal. Elzina Morina, një grua 34-vjeçare me prejardhje nga Deçani, së bashku me djalin e saj 3-vjeçar, Elon Morina, humbën jetën të martën mbrëma, më 10 qershor 2025, në një aksident në një pishinë private në lagjen Lachine të Montrealit.

Ngjarja ka shkaktuar pikëllim të thellë në mesin e komunitetit shqiptar në Kanada, të cilët janë mbledhur për të shprehur ngushëllimet e tyre dhe për të mbështetur familjen në këtë moment të vështirë.

Reagimi i Shoqatës Shqiptare “Kosova-Montreal”

Shoqata Shqiptare Kosova-Montreal ka reaguar përmes një njoftimi publik, duke shprehur dhimbje të thellë dhe zemërim për ndarjen nga jeta të Elzina dhe të voglit Elon.

“Me zemër të thyer dhe dhimbje të thellë, njoftojmë komunitetin për ndarjen tragjike nga jeta të Elzina Morina (14 maj 1991 – 10 qershor 2025), dhe të birit të saj të vogël Elon Morina (25 nëntor 2021 – 10 qershor 2025),” thuhet në reagim.

Shoqata vlerësoi se humbja e një nëne të re dhe e fëmijës së saj është një plagë që e prek jo vetëm familjen, por edhe gjithë komunitetin.

Ceremonia dhe përcjellja për në banesën e fundit

Ngjarja do të përkujtohet me një ceremoni lutjesh dhe nderimi që do të mbahet:

🕯️ E shtunë, 14 qershor 2025, ora 13:00

📍 Xhamia “Balkan Muslim Community”, 2836 Rue Allard, Montréal, QC

Pas ceremonisë, varrimi do të zhvillohet në:

📍 Varrezat: 5505 Rang du Bas-Saint-François, Laval, QC H7E 4P2

Pamja për ngushëllime do të mbahet:

🕊️ E diel, 15 qershor 2025, nga ora 10:00 – 14:00

📍 Në ambientet e xhamisë “Balkan Muslim Community”, 2836 Rue Allard, Montréal, QC