Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka zhvilluar një takim rreth 30 minutësh me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Prishtinë.
Pas përfundimit të takimit në Presidencë, Von der Leyen ka shkuar në Kuvendin e Kosovës, ku po zhvillon takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Vizita e saj në Kosovë është pjesë e një turi rajonal të BE-së, ku pritet të diskutohet për procesin e integrimit evropian, dialogun Kosovë–Serbi dhe mbështetjen për reformat demokratike dhe zhvillimin ekonomik në vend.
