Ka përfunduar votimi i fshehtë në Kuvendin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku delegatët janë deklaruar me po ose jo lidhur me ofrimin e dorëheqjes së kryetarit Lumir Abdixhiku. Të gjithë delegatët e pranishëm kanë marrë pjesë në procesin e votimit.
