Përleshje mes pesë personash për një pronë në Frashër të Mitrovicës, përdoret edhe një sëpatë

Para 1 vit

Një përleshje fizike mes pesë personash ka ndodhur të shtunën në fshatin Frashër të Mitrovicës, si pasojë e një mosmarrëveshjeje rreth një prone. Në konflikt janë përdorur edhe mjete të forta, përfshirë një sëpatë.

Sipas Policisë së Kosovës, të gjithë të përfshirët në përleshje kanë kërkuar trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve të pësuara gjatë incidentit.

“Pas një mosmarrëveshjeje verbale lidhur me një pronë, pesë persona janë përleshur mes vete, ku dyshohet se janë përdorur edhe mjete të forta. Si pasojë e rrahjes, të gjithë të përfshirët kanë kërkuar trajtim mjekësor”, thuhet në raportin policor.

Policia ka arrestuar katër persona të dyshuar në lidhje me rastin, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një sëpatë, që dyshohet se është përdorur gjatë përleshjes.

Pas intervistimit, prokurori kujdestar ka vendosur që tre prej të dyshuarve të dërgohen në mbajtje, ndërsa njëri prej tyre është liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.