Përleshje në Beograd mes protestuesve dhe policisë, tensionet ndaj Vuçiqit rriten

Para 1 vit

Në lagjen Vraçar të Beogradit ka shpërthyer përleshje mes protestuesve dhe policisë, në vazhdën e protestave masive kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Incidenti ndodhi gjatë natës, kur forcat policore ndërhynë për të shpërndarë turmat që bllokonin rrugët, duke kërkuar lirimin e të arrestuarve dhe dorëheqjen e qeverisë.nova.rs

Protestat, që tashmë kanë hyrë në ditën e katërt, po zhvillohen në disa qytete të Serbisë, përfshirë Beogradin, Novi Sadin, Nishin dhe Kragujevcin. Studentët, të rinjtë dhe qytetarë të shumtë kanë bllokuar kryqëzime të rëndësishme, duke vendosur edhe kontejnerë në rrugë për të penguar qarkullimin.

Shkaku i protestave është pakënaqësia e thellë ndaj qeverisë së Vuçiqit, e shoqëruar me akuza për manipulim zgjedhor, represion politik dhe arrestime të aktivistëve që morën pjesë në protestat e 28 qershorit. Gazeta Reale