Sulmuesi i Kosovës Albion Rrahmani, ishte në formë tejet të lartë në dy ndeshjet miqësore.
Rrahmani i realizoi plot pesë gola, dy ndaj Armenisë dhe tri ndaj Ishujve Komore.
Ai u shpreh tejet i kënaqur me paraqitjet e tij.
Por, futbollisti i Sparta Pragës, në një intervistë për Klan Kosovën pas ndeshjes së sotme u shpreh se nuk e ka ndërmend të ndalet.
“Unë nuk e kam ndërmend të ndalem. Çkado që vjen nga Zoti, është e mirëseardhur. Patjetër që duhet të jemi falënderuar për këto të mira”, deklaroi ai
“Shpresojmë që mos të ndalem”, theksoi Rrahmani.
“Dardanët” në dy ndeshjet miqësore të qershorit fituan ndaj Armenisë (5:2) dhe Komores (4:2).
Këto ndeshje ishin test për skuadrën e Franco Fodas në prag të nisjes së kualifikimeve për Botërorin 2026.
