Policia certifikon 24 efektivë të Njësive Speciale në aftësi të avancuara

Para 10 muaj

24 pjesëtarë të Njësive Speciale Operative të Policisë së Kosovës janë certifikuar në “aftësi të veçanta policore operative” pas një trajnimi të zhvilluar në kampin “Vrella”. Trajnimi u realizua nga një konsulent ndërkombëtar në bashkëpunim me OSBE-në. Policia njofton se ky program synon rritjen e profesionalizmit dhe gatishmërisë operative të Njësive Speciale, duke forcuar kapacitetet për operacione të veçanta.