Policia e Kosovës shënon 26-vjetorin e themelimit

Para 1 vit

Sot shënohet 26-vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës. Më 6 shtator 1999, nën mandatin e Misionit të OSBE-së dhe në përputhje me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara, u hap Shkolla e Policisë dhe nisi trajnimi i parë i kandidatëve për pjesëtarë të këtij shërbimi.

Gjenerata e parë përfshinte 176 pjesëtarë, të cilët pas përfundimit të suksesshëm të trajnimit nisën shërbimin policor në të gjithë territorin e Kosovës.

Me këtë rast, Policia e Kosovës organizon një ceremoni qendrore në Drejtorinë e Përgjithshme, në shënim të këtij përvjetori.