Diplomati i karrierës, Albert Prenkaj, ka paralajmëruar për formimin e një aksi të ri në Ballkanin Perëndimor, i cili sipas tij rrezikon orientimin euro-atlantik të rajonit dhe hartën politike të Evropës.
Prenkaj ka theksuar se bashkëpunimi mes VMRO-VLEN në Maqedoninë e Veriut dhe Vetëvendosjes në Kosovë, po e shtyn rajonin drejt një drejtimi jo-perëndimor.
“Bashkëpunimi VMRO-VLEN me VV-në në Kosovë na shpien te ekuacioni me determinanten jo-perëndimore. Një aks i ri në Ballkanin Perëndimor që rrezikon hartën politike të Evropës së shekullit XXI, në të cilën trungu politik shqiptar lehtësisht mund të shndërrohet në objekt dhe jo subjekt trajtimi”, deklaroi ai për Klan Kosova.
Ai paralajmëroi gjithashtu se bashkëpunimi mes Albin Kurtit dhe Mickoskit, si dhe lidhjet e këtij të fundit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, mund të krijojnë një trajektore strategjike që bie ndesh me interesat euro-atlantike.
