Shtoni faqen tonë si burim të preferuar në kërkimet e Google.
Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj B. Demirit, i dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë”.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, i dyshuari është babai i viktimës 27-vjeçar dhe aktualisht ndodhet në ndalim prej 48 orësh.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 2 nëntor 2026, në Gjilan. Pas raportimit të rastit, në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës dhe Prokurori i Shtetit, të cilët kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.
Tashmë pritet vendimi i Gjykatës lidhur me kërkesën për caktimin e paraburgimit.
