Brahim Demiri, babai i 27-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e babait të tij dhe foshnjës katër muajshe, është sjellë nën përcjelljen e Policisë në Gjykatën e Gjilanit.
Ai është dërguar në gjykatë lidhur me rastin e rëndë që ndodhi në fshatin Demiraj të Gjilanit.
Sipas dyshimeve, 27-vjeçari dyshohet se me litar i mori jetën babait të tij dhe foshnjës katër muajshe.
Rasti ka tronditur opinionin, ndërsa pritet që institucionet e drejtësisë të ndërmarrin veprimet e mëtejshme lidhur me këtë ngjarje.
