Departamenti i Ballkanistikës ka organizuar Evenimentin e dytë Ndërkombëtar i Rrjetëzimit të Studentëve të Ballkanistikës me profesorë dhe studentë nga universitetet e shteteve fqinjë, si Bosnja, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Polonia, Turqia, Italia, Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut.
Studentët i përshëndeti dekani i Filologjisë, Abdulla Rexhepi, duke u uruar mirëseardhje dhe suksese në punën e tyre kërkimore. Ndërsa shefja e programit të Ballkanistikës, Seniha Krasniqi, prezantoi programin e studimeve baçelor të Ballkanistikës. Më tej, të gjithë studentët prezantuan programet e studimit për gjuhët, letërsinë dhe kulturën ballkanike të universiteteve që përfaqësonin.
Pas shpalosjes së programeve studentët morën pjesë në ligjeratën atraktive mbi Biblioterapinë nga Prof. Mirzana Pashiç-Kodriç nga Bosnje dhe Hercegovinë.
Në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, studentët kanë mbajtur një punëtori ku diskutuan të përbashkëtat e tyre në fushën e gjuhës, letërsisë dhe kulturës. Në vazhdim studentët vizituan Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit, Xhaminë e Sinan Pashës, Kishën Ortodokse në Prizren dhe objekte të tjera të trashëgimisë kulturore.
Qëllimi i kësaj vizite ishte shkëmbimi i studentëve ndërmjet programeve të studimeve ballkanike nga universitetet rajonale dhe promovimi i trashëgimisë kulturore të Kosovës tek të rinjët ballkanas dhe më gjerë.
Vizita u realizua përmes projektit të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim-IOM (mbështetur nga ambasada e Britanisë së Madhe dhe Zvicrës)
