Prokuroria konfirmon vrasjen e një gruaje dhe burri në Stanoc

Para 1 vit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutave në fshatin Stanoc të Vushtrisë.

Në vendin e ngjarjes janë parë edhe forcat e shumta policore. Një burrë dyshohet se ka vrarë një grua dhe pastaj edhe veten.Kjo është konfirmuar edhe nga zëdhësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.Dyshohet se fillimisht burri e ka vrarë gruan pastaj vetën me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja, tash pritet intervistimi i dëshmitarëve”, tha Preteni.