Punën e shtetit po e bëj vetë’ – Avokati i shpërthen Kosovës pas arrestimit të Spahiut në Serbi!

Para 1 vit

Autoritetet serbe kanë caktuar një muaj paraburgim për Arbnor Spahiun, ish-zyrtar i Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës, i ndaluar më 7 qershor në pikën kufitare të Horgoshit. Sipas avokatit të tij, Arianit Koci, ndalimi është i padrejtë, pa prova dhe i motivuar politikisht. Ai kërkoi ndërhyrje të drejtpërdrejtë nga institucionet e Kosovës, përfshirë kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani. Edhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, tha se po punohet për lirimin e Spahiut dhe paralajmëroi qytetarët, veçanërisht ish-zyrtarët e sigurisë, për rrezikun e udhëtimit në Serbi. Spahiu është marrë në pyetje për lidhje të mundshme me sulmin në Banjskë, ndonëse ka dalë nga Policia e Kosovës në vitin 2021.