Pyetjet e testit të maturës shpërndahen në grupe

Para 3 muaj

Testi i Maturës Shtetërore i Kosovës ka filluar sot nga ora 10:00.

Vetëm gjashtë minuta pasi ka nisur testi, fotografitë me pyetjet e tij kanë filluar të shpërndahen në grupe në rrjete sociale,

Përndryshe, sot në këtë test po marrin pjesë 19 mijë e 514 nxënës në 152 qendra të testimit në të gjithë vendin.

Procesi i testimit po administrohet nga 1,360 administrues dhe 750 kryetarë e anëtarë të komisioneve.