Qemajl Aliu nis mandatin e dytë: “Do të jem kryetar i të gjithëve, Shtimja do të transformohet!”

Para 10 muaj

Qemajl Aliu është betuar sot për mandatin e tij të dytë në krye të Komunës së Shtimes. Në fjalimin e tij, ai falënderoi qytetarët për besimin dhe premtoi qeverisje transparente, gjithëpërfshirëse dhe të fokusuar në interesin publik. Aliu theksoi se do të jetë “kryetar i të gjithëve” dhe se mandati i ri do të përqendrohet në përmbushjen e zotimeve për zhvillimin dhe transformimin e komunës.