Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ha gjithmonë një pjatë të veçantë si pjesë e regjimit të tij të fitnesit.
Legjenda e Real Madrid, Manchester United dhe Portugalisë mbushi 40 vjeç muajin e kaluar, por ende shpreson të luajë për vendin e tij në Kupën e Botës 2026, shkruan Klankosova.tv
Arsyeja kryesore e jetëgjatësisë së tij është regjimi i tij i rreptë i fitnesit, me shumë trajnerë dhe shokë të skuadrës që detajojnë se si ikona portugeze punon me fizikun e tij dhe kujdeset për ushqimin për të qëndruar në formë.
Ronaldo besohet se preferon një dietë të pasur me proteina e cila shmang sheqernat.
Ai gjithashtu vë theksin te yndyrat e shëndetshme, drithërat, karbohidratet dhe frutat dhe perimet.
Por pjata e tij e preferuar është ajo që disa fansa mund të mos e dinë.
Atij i pëlqen të hajë Bacalhau a Bras – një pjatë portugeze e përbërë nga merluci i kripur, qepë, patate dhe vezë. Mund të përgatitet në vetëm 15 minuta.
Restoranti i tij në Lisbonë ua ofron pjatën mysafirëve, duke përdorur recetën e nënës së tij,
