Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli kanë ndërmarrë sulme ndaj Irani, duke shënuar nisjen e një përshkallëzimi të ri në Lindjen e Mesme.
Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se sulmi synon t’i japë fund kërcënimit ndaj sigurisë së SHBA-së dhe t’u ofrojë iranianëve mundësinë për të rrëzuar udhëheqjen e tyre. Pentagoni bëri të ditur se operacioni amerikan u kodua “Zemërimi Epik”, ndërsa Izraeli e ka quajtur operacionin e tij “Zhurma e Luanit”.
Nga ana tjetër, ushtria iraniane ka sulmuar disa baza ushtarake amerikane në rajon.
Pas zhvillimeve të fundit, si Irani ashtu edhe Izraeli kanë mbyllur hapësirat e tyre ajrore, duke bërë që qielli mbi Iran të paraqitet pothuajse i zbrazët nga fluturimet civile.
