Prishtinë – Disa qytetarë të Kosovës janë duke protestuar aktualisht para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, pak para nisjes së seancës së 35-të konstituive.
Protestuesit kanë dalë në shesh për të shprehur pakënaqësi lidhur me zhvillimet politike dhe çështje të ndryshme që prekin vendin. Deri më tani, protesta po zhvillohet pa incidente të raportuara.
Seanca konstituive e Kuvendit pritet të nisë së shpejti, ndërsa situata para ndërtesës po ndiqet nga autoritetet për siguri.
