Racizmi në Gjermani është përditshmëri, jo përjashtim – studimi i ri
Mbi 60 për qind e grave myslimane dhe njerëzve me ngjyrë në Gjermani përjetojnë diskriminim. Ky është rezultati i Monitorimit Kombëtar të Diskriminimit dhe Racizmit. Rezultatet e raportit aktual nga marsi 2025 tregojnë se sidomos njerëzit që shihen nga të tjerët si migrantë apo myslimanë janë veçanërisht të prekur – pavarësisht nëse janë në të vërtetë apo jo migrantë. Disa sepse mbajnë shami, si Fatma. Ose për shkak të ngjyrës së lëkurës. Ose sepse, si Hanna, kanë flokë të errët. Më shumë se gjysma e njerëzve të dallueshëm nga pikëpamja racore përjetojnë diskriminim të përditshëm, të paktën një herë në muaj.
“Përvojat e diskriminimit nuk ndodhin rastësisht, por zakonisht bazohen në atribuime raciste”, shpjegon Aylin Mengi nga Qendra Gjermane për Kërkimin e Integrimit dhe Migracionit. Ajo është bashkëautore e Monitorit të Racizmit të botuar nga Qendra Gjermane për Kërkimin e Integrimit dhe Migracionit. Studiuesit anketuan pothuajse 10,000 njerëz në të gjithë vendin. Është një nga anketimet më gjithëpërfshirëse të të dhënave mbi racizmin dhe diskriminimin në Gjermani.
Eksperiencat e paragjykimit dhe përjashtimit kanë pasoja të gjera, shpjegon drejtuesi i studimit duke u nisur nga rezultatet: “Çrregullimet e ankthit dhe depresionit shtohen sa më shumë përvoja të diskriminimit dhe racizmit të kem. Dhe besimi në institucionet sociale zvogëlohet sa më e madhe të jetë shtrirja e përvojave të diskriminimit.” Hartuesit e studimit kritikojnë se racizmi social shumë shpesh lihet mënjanë si një çështje minore nga partitë politike në Gjermani. “Ne jetojmë në një shoqëri post-migrante: çdo e treta familje në Gjermani ka lidhje me migrantët”, analizon Naika Foroutan, drejtuese e qendrës kërkimore, në prezantimin e monitoruesit të të dhënave. “Përvojat diskriminuese nuk mbeten vetë tek personat e prekur, por prekin edhe një pjesë të madhe të shoqërisë.”
Lexo artikullin të plotë këtu: https://www.dw.com/sq/racizmi-n%C3%AB-gjermani-p%C3%ABrditshm%C3%ABri-jo-p%C3%ABrjashtim/a-72005075
#dwshqip #gjermani
