Radio Kosova e Lirë – Roli kryesor në udhëheqjen e Luftës Çlirimtare të Kosovës

Para 1 vit

Radio Kosova e Lirë,u themelua më 4 janar 1999,në malet e Berishes.Erdhi një moment të rëndësishëm dhe ishte domosdoshmëri për Luftën Çlirimtare në Kosovë. Ky institucion, i ngritur në një kohë kur lufta ishte në kulmin e saj, pati një ndikim të jashtëzakonshëm në mobilizimin e popullatës dhe mbështetjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK),pasi krijoi mundësinë për të koordinuar dhe udhëhequr më mirë popullin dhe forcat luftarake në terren.

Në krye të këtij institucioni, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së vendosi Ahmet Qeriqin, një intelektual dhe anëtar të Shtabit të Përgjithshëm. Ai mori përsipër këtë detyrë kombëtare për të udhëhequr një institucion që do të shndërrohej në një forcë të fuqishme për sensibilizimin dhe mbështetje të luftës për çlirim. Me udhëheqjen e tij, Radio Kosova e Lirë kaloi nga një mjet i thjesht informues në një platformë strategjike të koordinuar për luftën çlirimtare, duke u shndërruar kështu në një qendër të rëndësishme të udhëheqjes  politike të Luftës Çlirimtare.. Kjo u bë e mundur falë stafit të angazhuar të Radio Kosova e Lirë, të cilët përveç se ishin profesionistë, ishin me një ndjenjë të lartë kombëtare, të gatshëm të kontribuonin në çdo fushë të luftës. Ata krijuan një lidhje të ngushtë me popullin dhe ushtarët e UÇK-së, duke mobilizuar dhe aktivizuar mbështetje të gjerë për çlirimin e Kosovës.

Për të udhëhequr një luftë çlirimtare, një force politike duhet të ketë mbështetje të gjerë dhe të jetë e pranishme në të gjitha nivelet e strukturave ushtarake dhe civile. Radio Kosova e Lirë, me drejtimin e Ahmet Qeriqit, ka realizuar këtë parim, duke krijuar një koordinim të fuqishëm mes luftës dhe mbështetjes popullore. Kjo ka bërë që të dyfishohet numri i luftëtarëve të UÇK-së dhe të rritet mbështetja e popullatës për luftën.

Në periudhën nga janari deri në qershor të vitit 1999, Radio Kosova e Lirë kishte një ndikim të jashtëzakonshëm, duke demaskuar propagandën serbe dhe duke përforcuar mbështetje popullore për luftën çlirimtare. Radio Kosova e Lirë luajti një rol vendimtar në koordinimin e angazhimit popullor dhe mobilizimin e çdo qytetari në luftë. Gjatë këtyre periudhave, një pjesë e madhe e popullsisë, u angazhuan dhe luftuan për çlirimin e Kosovës, duke e shndërruar luftën në një betejë mbarëpopullore.

Radio Kosova e Lirë e drejtuar nga Ahmet Qeriqi, ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm në forcimin e Luftës Çlirimtare dhe në sigurimin e mbështetjes popullore për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.