Nesër në Pallatin e Drejtësisë pritet të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar në rastin e keqpërdorimit të “rezervave shtetërore” ndaj ministres në detyrë Rozeta Hajdari, si dhe Irfan Lipovicës, Hafiz Garës dhe Ridvan Muharremit. Prokuroria Speciale i akuzon të pandehurit për keqpërdorim të detyrës zyrtare, duke i shkaktuar buxhetit të Kosovës dëm rreth 3 milionë euro gjatë viteve 2022, përmes blerjeve të vajit dhe grurit që nuk arritën kurrë në vend.
