Reshjet e shiut: Vërshohet rruga Ferizaj-Gjilan

Para 8 muaj

Një makinë ka mbetur e zhytur në ujë që nga e hëna pas reshjeve në fshatin Sojevë të Ferizajt, duke vështirësuar kalimin në aksin Ferizaj-Gjilan.

Banorët thonë se kjo ndodhi për herë të dytë brenda vitit për shkak të ndërtimeve mbi shtratin e lumit, ndërsa komuna ia atribuoi përgjegjësinë Ministrisë së Infrastrukturës.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë për ta bërë rrugën kalueshme, por situata mbetet problematike.