U pretendua gjatë ditëve të kaluar për manipulim të votave nga komisionerët e LDK-së në Vushtrri, duke dyshuar se ishin vjedhur 1,500 vota.
Nënkryetari i degës së LDK-së në Vushtrri, Shkelzen Xhaferi, ka bërë të ditur se pas rinumërimit të votave të LDK-së nga ana e Prokurorisë ka rezultuar me dallim në vetëm një votë.
Xhaferi, përmes një postimi në facebook është shprehur se drejtësia gjithmonë fiton në fund.
Postimi i plotë:
Pas histerisë së djeshme kundër kryetarit të LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahirit,
Nga 2,004 vota të numëruara në palestrën e Vushtrrisë për kandidaten tonë, ish-deputeten Rrezarta Krasniqi, pas rinumërimit të bërë pas ankesës në prokurori, rezultuan 2,003 vota.
Po, po, 2,003 vota!
U bë lajm në të gjitha mediat se ju janë vjedhur votat nga komisionerët e LDK-së në Vushtrri, duke pretenduar se ishin vjedhur 1,500 vota.
I dërgoi në prokurori komisionerët e shtëpisë së vet, i kërcënoi me plumb dhe, në fund, e shpërfaqi nëpër të gjitha mediat se i ishin vjedhur votat.
POR drejtësia gjithmonë fiton në fund!
