Vaji i ullirit është i njohur për përfitimet e tij në lëkurë, si zbutja e thatësisë, trajtimi i buzëve të çara apo thembrave të plasaritura. Megjithatë, përdorimi i tij mund të sjellë edhe rreziqe.
Ekspertët paralajmërojnë se ai mund të shkaktojë akne, pasi krijon një shtresë që bllokon poret, si dhe skuqje apo irritim, sidomos te personat me lëkurë të yndyrshme. Për më tepër, disa vajra tregu përmbajnë përbërës kimikë të paditur, që mund të dëmtojnë lëkurën.
Përdorimi me kujdes është thelbësor – nëse vëreni reagime të padëshiruara, ndërpriteni menjëherë.
