Shtoni faqen tonë si burim të preferuar në kërkimet e Google.
Çmimet e produkteve të importuara në Kosovë kanë shënuar rritje mesatare prej 5,4 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2026, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).
“Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë pati rënje për 0.8 % në TM3 2026 krahasuar me TM2 2026. Krahasuar me TM3 2025 çmimet e importit patën një rritje në një mesatare prej 5.4 %” – thuhet në publikimin e ASK,
Të dhënat tregojnë për rritje të kostos së mallrave që hyjnë në tregun e Kosovës, gjë që mund të ndikojë edhe në shpenzimet e bizneseve dhe konsumatorëve.
Vlen ta theksojmë se në publikimin e ASK-së përmendet se ku kishte ngritje më të mëdha të çmimeve.
“Ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit 5.9%, plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre 4.6%, produktet minerale 2.6%, produktet e industrive kimike 2.5%, paisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike 1.3%, letra dhe artikujt e saj 0.8%, shtazët e gjalla;produktet e shtazëve 0.7%, produktet bimore 0.6% dhe artikujt ushqimor të përgatitur,pijet dhe duhani 0.3%”
