Edicioni i 13-të i Samitit të Ekonomisë dhe Financave Islame hapi dyert për vizitorët të martën në Universitetin Bogazici me seli në Istanbul.
Eventi organizohet nga Qendra e Kërkimeve të Ekonomisë Islame (IKAM) e Fondacionit ILKE. Anadolu shërben si partneri global i komunikimit.
Ahmet Saik Öner, kryetar i Fondacionit ILKE, deklaroi se organizata punon për të zhvilluar një model ekonomik që “mbron njerëzit dhe punën dhe minimizon padrejtësitë e sistemeve ekonomike”.
Duke folur në hapje të eventit, Öner tha se puna e fondacionit nxjerr në pah “një qasje të drejtë ndaj financimit”, duke vënë në dukje se Türkiye është në rrugën e duhur për t’u bërë një qendër globale në financën pjesëmarrëse.
