Sara Bajrami kurorëzoi dashurinë me një ceremoni të bukur martese

Para 1 vit

E njohur si një nga aktoret më të dashura të teatrit dhe për rolin e saj të famshëm si Liza në serialin shumë të ndjekur “Bashkallajk”, Sara Bajrami i ka dhënë fund beqarisë. Ajo u martua me partnerin e saj, Mirad, në një ceremoni të veçantë dhe plot emocione.

Sara u shfaq mahnitëse në fustanin e bardhë të nusërisë, duke magjepsur të gjithë të pranishmit dhe ndjekësit e saj. Martesa e saj shënon fillimin e një kapitulli të ri në jetën personale të aktores që prej kohësh është një figurë e dashur në skenën e artit dhe ekranit në Kosovë.

Urime çiftit për këtë moment të rëndësishëm!