Seanca e 28 nëntorit: Thaçi e Smakaj s’marrin pjesë, ZPS lakmon prova

Para 10 muaj

Gjyqtarëve të Dhomave të Specializuara iu bashkua vetëm para 2 muajsh. Më të riut, Christopher Gosnell, iu besua gjykimi i të akuzuarve të fundit të Prokurorisë.

Kanadezi e ka lënë takimin e parë me Hashim Thaçin, Bashkim Smakajn, Fadil Fazliun, Isni Kilajn dhe Hajredin Kuçin më 28 nëntor, por jo të gjithë do t’i shkojnë në sallën e gjykimeve.

Së paku Thaçi e Smakaj kanë hequr dorë nga pjesëmarrja fizike.

Specialja ka publikuar deklarimet dhe nënshkrimet e ish presidentit dhe ish kreut të inteligjencës, i cili me mendje është një vit përpara.

Sidoqoftë, në vend të 2026-ës, siç shkruhej më herët në rubrikë, edhe gjykimi për rastin e tentim-pengimit të drejtësisë, synohet të nis 3 muaj më herët nga sa kishin kërkuar avokatët, më 15 dhjetor 2025.

Prokuroria është gati për ta thirrur dëshmitarin e parë, me shifrën 7, qysh atë javë.

Për dallim nga gjykimet e deritanishme, të akuzuarit nuk do ta shfrytëzojnë të drejtën e fjalëve hyrëse që në fillim të gjykimit.

Derisa Fazliu s’ka vendosur nëse do të paraqes rast, Smakaj ka dorëzuar tashmë edhe listën me dëshmitarët e vet.