Edhe pse ishte paralajmëruar të mbahej në orën 19:00, seanca e jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë së Kosovës pritet të zhvillohet rreth orës 21:00.
Deputetët pritet që brenda gjysmë ore të mblidhen në sallën e Kuvendit për të votuar kabinetin qeveritar, i cili do të prezantohet nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tashmë i mandatuar për kryeministër.
Më herët, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se në përputhje me Kushtetutën, e ka caktuar Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë së re.
Osmani i ka uruar atij suksese në udhëheqjen e ekzekutivit dhe punë në shërbim të qytetarëve të Kosovës.
