Serenatë mbi liqen” në Pogradec, koncert për ruajtjen e këngës qytetare pogradecare

Para 1 vit

Pogradeci, qytet me thesare të pasura të trashëgimisë kulturore, vazhdon të ruajë me fanatizëm traditën e këngës qytetare, pjesë e pandarë e gëzimeve dhe festave lokale. Në kuadër të këtyre përpjekjeve u zhvillua koncerti “Serenatë mbi liqen”, një event i dedikuar promovimit dhe ruajtjes së këngës pogradecare.

Jovan Shuke, themelues i grupit “Nostalgjia” dhe interpretues me përvojë mbi 40-vjeçare i serenatës pogradecare, u shpreh i emocionuar nga fakti që brezat e rinj po trashëgojnë këtë muzikë të veçantë. Ai dhe grupi i tij kanë qenë për më shumë se dy dekada avokatë të muzikës qytetare të Pogradecit.

Eni Guçi, një këngëtare e re korçare, e cila guxon të këndojë këngë nga repertori pogradecar, theksoi lidhjen e fortë kulturore mes dy qyteteve dhe vlerësimin që ndjen për të kënduar mes artistëve më të vjetër.

Koncerti u ndoq nga qindra qytetarë dhe turistë në Odeonin e Pogradecit, ku muzikën dhe serenatën e veçantë e ndjeu edhe shpirti.