Shkencëtarët kinezë kanë arritur për herë të parë të përmbysin procesin e plakjes te majmunët, duke përdorur qeliza me origjinë njerëzore. Studimi i publikuar në revistën “Cell” tregon se është e mundur rigjenerimi i trupit, organeve dhe trurit, duke hapur rrugën për aplikime të mundshme te njerëzit në të ardhmen.
