Një inxhinier 58-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën paraditen e sotme në zonën e Lozhanit, në Maliq të Shqipërisë.
Sipas raportimeve të publikuara nga Euronews Albania, ai sapo kishte mbërritur në hidrocentralin ku ishte i punësuar, kur është ndjerë keq dhe dyshohet se ka pësuar infarkt, duke ndërruar jetë në vend.
Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Korçës, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për të sqaruar shkaqet e sakta të vdekjes.
